SYRI TV/ Shqipëria nën ujë, Kryeministri në pasarela mode, Blushi: Rama, sjellje tipike e autokratëve!

15:52, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kulmin e emergjencës kombëtare që sollën përmbytjet kreu i qeverisë, Edi Rama, jo vetëm nuk mori asnjë masë, por i bëri karshillëk situatës, duke u shfaqur në edicionin e modës në Katar, mes luksit të shfrenuar. Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, të cilët u filmuan duke shijuar pasarelat luksoze të modës, pikërisht në kohën kur Shqipëria ishte në pushtetin e ujit. Në lidhje me këtë reagoi edhe  sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, i cili denoncoi sjelljet autokrate të Edi Ramës, teksa denoncoi edhe aferat e tij korruptive.

Syri tv

Teksa Shqipëria ndodhej në pushtetin e ujit, me situatën e përmbytjeve të dalë jashtë kontrollit, duke sjell edhe  një viktimë në Korçë, kreu  i qeverisë Edi Rama, jo vetëm nuk mori asnjë masë për parandalimin apo ardhjen në ndihmë të qytetarëve të prekur, por i bëri karshillëk përmbytjeve, duke marrë pjesë në edicionin e modës në Katar, mes luksin të shfrenuar.  Në kulmin e emergjencës kombëtare, kreu i qeverisë Edi Rama, u shfaq  duke shijuar paasarelat e modës, dhe veshjet luksoze të modeleve, i pa shqetësuar për kolapsin që sollën përmbytjet, ku veë banesave e  bagëtive, rrezikuan edhe jetë njerëzish.  Kreu i qeverisë mori pjesë në edicionin e 7-të të Fashion Trust Arabia në Katar, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, duke i bëri karshillek jo vetëm përmbytjeve por edhe një prej skandaleve më të nxehta që ka përshirë qeverinë, pas pezullimit nga detyra të zëvëndeses së tij Belinda Balluku nga Gjkko, për dy afera të rënda korrupsioni

Lidhur me këtë situatë, reagoi edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili  akuzoi kryeministrin se ka braktisur shqiptarët për luks pikërisht në kohën  kur duhet të ishte në krye të emergjencave civile, një sjellje tipike e autokratëve. Sipas Blushit, shembjet e rrugëve të florinjta të qeverie dhe aferat ne Aeroportin e Vlorës e Tuneline  Llogarasë, janë dëshmi e korrupsionit skizofrenik të Ramës.

Përballë kësaj panorama, Blushi i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen fuqishëm kundër regjimit, deri në largimin e kryeministrit Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco