SYRI TV/ Edhe dosja ‘Astiri’ nën hetim nga SPAK, të kallëzuar Balluku, Rama dhe Veliaj

15:47, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për aferën e Unazës së Madhe që përfshin segmentin në Astir. Të kallëzuar kanë qenë Belinda Balluku, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Prokuroria e Tiranës vendosi të pushojë çështjen mbi kallëzimin e banorëve 5 vite më parë, ndërsa Gjykata dhe se kjo është kompetencë e Strukturës së Posaçme. Rreth 10 ditë më parë, burimet i thanë Syri Televizion se pasi GJKKO konstatoi element të veprës penale, SPAK ka regjistruar procedimin dhe është duke verifikuar çdo pretendim.

Syri TV

Pozitat e Belinda Ballukut me drejtësinë sa vijnë dhe rëndohen, ku veç akuzave zyrtare, disa procedime penal me subjekt numrin dy të qeverisë janë regjistruar në SPAK. Syri Televizion ka mësuar se një prej tyre është procedura e ndërtimit të segmentit të Unazës së Madhe të Tiranës në zonën e Astirit.

Rreth 5 vite më parë, banorët kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Tiranës zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukun. Organi hetues i kryeqytetit vendosi për pushimin e çështjes duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës, teksa kjo e fundit konstatoi moskompetencën dhe ia delegoi dosjen Gjykatës së Posaçme.

Rreth 10 ditë më parë, kjo e fundit, pasi lexoi aktet vlerësoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbi shkelje ligjore të shprehura në kallëzim. Në këto rrethana, orientoi përfaqësuesin e Prokurorisë së Posaçme të regjistronte procedimin penal, veprim që është bërë rreth një javë më parë.  SPAK tashmë pritet të hetojë procedurat, ushtrojë kontrolle dhe thërrasë persona që mund të kenë dijeni.

Banorët pretenduan se zyrtarët përfshirë Ballukun, kanë shpërdoruar detyrën, kanë shembur banesa e biznese në mënyrë të paligjshme si dhe kërkonin hetimin e procedurave të tenderit që e konsideronin korruptiv, pasi pretendonin për ndryshime të projektit dhe fitues preferencial.

Burime pranë organit hetues, konfirmuan se për të 8 lotët e Unazës së Madhe që janë shpenzuar rreth 450 milion euro, janë duke u kryer verifikime nëse janë zbatuar procedurat, pas akuzës zyrtare që u ngrit ndaj Belinda Ballukut për segmentin në Shkozë që njihet si loti i 4. Në sitë janë një mori prokurimesh të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH-së, ku nuk përjashtohet mundësia që të tjerë persona të merren të pandehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco