Afera korruptive Rama - Balluku, opozita rikthehet në protestë, sot në orën 18.00 para Kryeministrisë

Afera korruptive Rama - Balluku, opozita rikthehet në protestë, sot në orën 18.00 para Kryeministrisë

12:28, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot do të zhvillohet Protesta – Foltore e thirrur nga Partia Demokratike përpara zyrave të Kryeministrisë në Tiranë.

Kjo është dita e dytë e një angazhimi të tillë të opozitës dhe është ideuar si një foltore ku deputetët por jo vetëm të mund të flasin dhe të denoncojnë aferat e shumta të vjedhjeve qeveritare të Ramës dhe bandës së tij të rilindjes.

Protesta e dytë zhvillohet tashmë edhe në një kontekst tjetër. Ku numri 2 i qeverisë së Edi Ramës është marrë e pandehur nga SPAK dhe GJKKO dhe është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe është pezulluar nga funksionet e saj në qeverisje, gjë të cilën dyshja Rama - Balluku nuk e kanë pranuar dhe e kanë ankimuar në Kushtetuese.

Kujtojmë se ditët e fundit janë shtuar zërat për protesta të fuqishme kundër qeverisjes së korruptuar, brenda PD radhëve të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco