SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:29, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër procedim penal është regjistruar ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherazi dhe Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-vartësit të saj, tashmë deputet i PS, Ceno Klosi. 

SPAK ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj.

“Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.
Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thotë SPAK.

Gjithashtu mësohet se Kalaja e akuzon Ballukun dhe Klosin për 'shpërdorim detyre', 'shkelje të barazisë në tendera' dhe 'korrupsion pasiv', si dhe ka kërkuar nga SPAK 'hetim pasuror'. 

Adriana Kalaja ka publikuar edhe emrat e kompanive e administratorët e tyre të cilët rezultojnë persona me lidhje familjare me Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin, por që janë përfitues të tenderave dhe projekteve miliona euro.

Kalaja i kërkon drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se “me hetimin e paanshëm dhe të drejtë do zbardhni të vërtetën e kësaj vepre kriminale të kallëzuar prej meje, duke çuar përpara Gjykatës së Posaçme të gjithë personat përgjegjës pavarësisht funksionit që mbajnë”.

“Shtetasit e kallëzuar nga ne si dhe ata të paidentifikuar por që do të rezultojnë pas hetimit Tuaj, evidentohen se kanë konsumuar të gjithë elementët e veprave penale si: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë në tendera”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, të gjitha të kryera në në “Rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 50 i Kodit Penal dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin e Adriana Kalasë.

Kalaja i kërkon SPAK nisjen e hetimeve për personat e mëposhtëm: 

– Ceno Klosi, Deputet (ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deri në marjen e kësaj detyre).

– Genti Klosi, vëllai i zv/Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Mirel Mjekra, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.

– Sara Korreshi e datëlindjes 1997, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.

– Maria Mino e cila në vitin 2021 ka qenë e punesuar si menaxhere lokali pranë kompanisë “T.O.V 2019” sh.p.k, sot:
Administratore e shoqërisë “ORHER” sh.p.k;
Administratore e shoqërisë “ART 2023” sh.p.k;

“MARIA MINO”, Person Fizik.

– Taulant Hoxha, themelues i kompanisë “SEAN” sh.p.k, me NUIS M11829504Q.

– Oliver Ushina, Administrator i i kompanisë “SEAN” sh.p.k.

– Aulona Gaxhenji, ortake e shoqërisë “ORHER” sh.p.k.

– Julian Dhima, themelues i Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.

– Ernola Zenunllari, administratore e Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.

– Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.

– Antigoni Çobo, aksionere e kompanisë “TEA CO” sh.p.k.

– Teuta Rista, bashkëshortja e  Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.

Kallëzimi në SPAK

OBJEKTI:

Fillimin e ndjekjes penale për shtetasit e mësipërm si dhe çdo person të paidentifikuar prej nesh, por që do rezultojë nga hetimi Juaj, për kryerjen e veprave penale të: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë në tendera”.

5. Kërkojmë nga ju kryrjen e disa veprimeve hetimore urgjente para se rasti të bëhet publik dhe të zhduken provat:

a. administrimin e të gjithë dokumentacionit fiskal si pranë shoqërive të kallëzuara si dhe pranë administratës Tatimore;

b. Sekuestrimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike pranë zyrave të subjekteve të kallëzuara;

c. administrimin e të dhënave të sistemit TIMS të shtetasit Julian Dhima dhe bashkëshortes së tij;

d. aministrimin e të dhënave financiare të këtyre shtetasve pranë organeve kompetente në shtetin Italian për burimin e të ardhurave për blerjen e aksioneve në vlerën 15.000.000 lekë;

e. analizimin e librave të shitjes/blerjes për kompanitë e kallëzuara pasi normat e fitimit janë shumë të larta duke ngritur dyshimin për fiktivitet dhe pastrim parash;

f. administrimin e dosjes së aplikimit për parkun fotovoltaik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AZHT dhe KKT;

g. administrimin e dosjes pranë Bashkisë Fier për dhënien me qera të tokës publike;

h. Marrja në pyetje e shtetasit Mirel Mjekra nëse njihet me shtetasin Mired Reçi dhe a ka qenë ky i fundit lidhja me vëllezërit Klosi, gjatë kohës që ky ka punuar si këshilltar i

Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Pasi nga Informacionet tona Mired Reçi është kunati i shtetasit Arbër Abazi;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco