Shehu: Zgjedhja e Berishës në CDI fuqizon pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

17:23, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zgjedhja e ish-kryeministrit Sali Berisha në postin e nënkryetarit të Internacionales Demokrate Centriste (CDI) është konsideruar si një eveniment me rëndësi të madhe jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare dhe vetë vendin. Ky zhvillim e vendos Berishën në një pozicion mjaft të lartë dhe me ndikim në strukturën më të madhe botërore të forcave politike të qendrës dhe qendrës së djathtë.

Image

Ky pozicion i ri shihet si një hap krejtësisht i merituar për liderin historik të demokratëve. Vlerësimi bazohet në eksperiencën e tij të gjatë politike, stoicizmin dhe qëndrimin e qartë në linjat e qendrës së djathtë. Gjatë analizës së këtij zhvillimi, theksohet roli i Berishës në luftën kundër diktaturave, represionit dhe formave neo-marksiste apo neo-komuniste që kërcënojnë shoqëritë njerëzore. Kjo lëvizje përshkruhet si një promovim dhe një kalim në një nivel të lartë ndërkombëtar, i cili vjen si rezultat i kontributit dhe qëndrimeve të tij të palëkundura.

LEXO EDHE: Kryetari i PD, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë

I ftuar ditën e sotme, në edicionin e pasdites' në 'Syri Televizion' me moderatore Armela Ferkon, deputeti i PD Tritan Shehu tha se Internacionalja Demokrate Centriste (CDI) është zgjatimi botëror i grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), ku Partia Demokratike e Shqipërisë është anëtare.

Organizata ka rrënjët e saj në Unionin Kristian Demokrat Evropian, ku PD dhe Berisha kanë qenë pjesë aktive që nga viti 1994. Ky organizëm luan një rol kyç në analiza, vlerësime dhe në orientimin politik të partive anëtare, duke përfshirë edhe monitorimin e standardeve zgjedhore, një çështje me rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Rrjedhimisht, prania e Berishës në kryesinë e saj i jep një zë më të fortë Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm.

LEXO EDHE: Berisha pas miratimit të rezolutës së CDI: Shqipëria narko-shteti i vetëm në Europë, kartelët diktojnë politikën dhe ekonominë

Gjatë punimeve të mbajtura, Sali Berisha ka adresuar problematikat aktuale të Shqipërisë, duke sjellë në vëmendje rrezikun që i kanoset demokracisë shqiptare nga "e majta ekstreme".

Sipas Shehut, ky nuk është një fenomen lokal, por një kërcënim populist global që prek demokracitë kudo në botë, duke filluar nga ajo amerikane e deri tek ato evropiane.

Rreziku konsiderohet edhe më i madh në vende si Shqipëria, ku demokracia përshkruhet si ende "e brishtë". 

Deklarata e plotë:

"Është një eveniment madhor për një pozicion mjaft të lartë, mjaft të rëndësishëm në politikën botërore të forcave politike të qendrës, të qendrës së djathtë, pra të grupit politik ku ne i përkasim, që është pjesa e grupit të partive popullore evropiane, që janë dhe partitë më të forta në Evropë dhe që përbëjnë në këtë mënyrë nëpërmjet CDI-së dhe organizmin më të madh botëror të politikës botërore, i cili luan një rol shumë të madh në analiza, në vlerësimet, në bërjen e politikave dhe në orientimin politik të forcave politike që bëjnë pjesë, dhe mos harrojmë pjesë bëjnë pjesë shumica dërrmuese e forcave politike që i përkasin pjesës së djathtë, të analizave, të analizave të demokracisë, të analizave të zgjedhjeve, se e kanë dhe si një problem të veçantë çështjen e e e standarteve zgjedhore.

Pra, është një, organizëm shumë i rëndësishëm politik botëror që mbulon realisht të gjithë spektrin politik të cilit ne i përkasim. Unë do thoja që ky është një eveniment i rëndësishëm për të gjithë, për Berishën padyshim në radhë të parë, por për të gjithë, por nga ana tjetër do të them pse është edhe një hap krejt i merituar për Berishën.

Është një promovim, është një kalim në një nivel shumë të lartë, krejtësisht të merituar të Berishës, për vetë eksperiencën e tij, stoicizmin e tij, qëndrimin e tij të qartë në në në linjat e qendrës së djathtë, në luftën kundër diktaturave, kundër represioneve, kundër ëh, kundër dhe formave neo-marksiste apo neo-komuniste që godasin diktaturën dhe dhe shoqërinë njerëzore, por gjithashtu edhe për rolin që Berisha ka luajtur në këto organizma dhe më përpara. Mos harrojmë se ky organizëm, CDI-ja, është, çfarë është? Është një zgjatim botëror i grupit të partive popullore evropiane, ku Partia Popullore, Partia Demokratike e Shqipërisë bën pjesë. Është anëtare.

Është një pasardhës e Unionit Kristian Demokrat Evropian, në të cilën ne jemi anëtarë që nga fundi i vitit '94, dhe ku Berisha ka lojtur një rol të madh, qoftë në unionin, i cili pastaj u transformua në Partinë Popullore Evropiane dhe që pastaj dhe që realisht në fillim ishte në formën botërore të organizuar të të Internacionales Botërore Demokristiane, por pastaj pikërisht për të zgjeruar hapësirën e spektrin e madh që që për të tërhequr dhe forca të tjera që nuk bëjnë pjesë në familjen Demokristiane, mori formën e Demokracisë Qendrore, e cila është dhe vendi politik më i preferuar sot në botë dhe është vendi politik i qendrës së djathtë, ku ekziston dhe ku dhe ku është Partia Popullore Evropiane, që është realisht pjesa evropiane e këtij të kësaj strukture botërore, në të cilën Sali Berisha u bë nënkryetar i kësaj i këtij organizmi.

Pra, unë mendoj se në të gjitha planet ka një rëndësi. Ka një rëndësi për Sali Berishën, ka një rëndësi për PD-në, ka një rëndësi për ne, po ka rëndësi dhe për vetë atë organizëm, sepse vuri në në nivele shumë të larta drejtuese të tij një njeri me eksperiencë të madhe, me soliditet politik, një njeri me kontribute të mëdha në të gjitha organizmat e grupit të qendrës së djathtë evropiane, duke filluar që nga CDU-ja, duke vazhduar pastaj me Partitë Popullore Evropiane, dhe duke vazhduar pastaj në të gjitha nivelet e tjera të politikës evropiane apo botërore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco