Këtë herë kanë qenë banorët e rrugës “Myslym Shyri” që i kanë dhënë mbështetjen Florian Binajt në betejën e tij për bashkinë e Tiranës.
Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita ka postuar një video në rrjete sociale ku shihet teksa takon shumë qytetarë.
"Ky qytet është i yni. Qytetarët janë zëri i tij" shkruan Binaj, krah videos.
Në një mesazh të publikuar pak ditë më parë Binaj tha se kandidonte që 'ta bëjmë Tiranën shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë’
© SYRI.net