Bllokohet tërësisht qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas, rruga rrezikon të shembet (Pamjet e frikshme)

13:30, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksi Librazhd - Prrenjas është bllokuar tërësisht për qarkullimin e mjeteve deri në një afat të pacaktuar. Segmenti problematik po përballet me lëvizje të konsiderueshme të masivëve të tokës, duke rritur rrezikun për qarkullimin e automjeteve. Syri TV sjell pamjet ku duket si është dëmtuar rruga. 

Njoftimi I ARRSH-se

Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se:
Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco