Një nga lagunat më të mëdha në Shqipëri, Laguna e Karavastasë, është lënë në harresë. Situata ka goditur jo vetëm ekonominë e familjeve të peshkatarëve, por edhe mungesa e peshkut rrezikon largimin e pelikanëve, flamingove dhe shpendëve të tjerë migratorë. Administratori i organizatës së mbikëqyrjes së peshkimit ngre alarmin dhe kërkon ndihmën e shtetit për shpëtimin e lagunës.
Laguna e Karavastasë, më e madhja në Shqipëri, po humbet vlerat e saj pasi është lënë në harresë. Ndërmarrja e peshkimit po shkon drejt falimentimit, ndërsa Organizata e Mbikëqyrjes së Peshkimit në lagunë jep alarmin, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për anën ekonomike. Mungesa e sasive të peshkut rrezikon zhdukjen ose largimin e pelikanëve, karabullakut, çapkave, flamingove dhe shpendëve të tjera migratore që ushqehen në këtë habitat.
Fitim Malko, administratori i Organizatës së Mbikëqyrjes së Peshkimit në lagunë, rendit një sërë faktorësh që po japin efekte negative, veçanërisht këtë vit.
Gjithashtu, Malko u bën apel institucioneve që kanë për detyrë të mbrojnë këtë lagunë me vlera shumëdimensionale.
Sikur të mos mjaftonin kushtet që kanë çuar në këtë situatë, prej 5 vitesh gaforrja është bërë armiku kryesor i lagunës. Nga vëzhgimet e bëra nga peshkatarët, në 100 kilogramë peshk të kapur, vetëm 1 kilogram ka qenë peshk, ndërsa 99 kilogramë të tjera kanë qenë gaforre.
© SYRI.net