'Jam gangster, do të ta mbyll gojën me ngjitëse', protestuesi tregon si u dhunua nga policia

'Jam gangster, do të ta mbyll gojën me ngjitëse', protestuesi tregon si u dhunua nga policia

18:01, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisti Arbër Lleshi, në një lidhje direkte për programin e drekës, ka denoncuar dhuunën e ushtruar ndaj tij në protestën para Kuvendit dhe më pas në automjetin e policisë.

Ai tha se një person i veshur civil e dhunoi dhjetra herë dhe e kërcënoi se do t’ja mbyllte gojën me ngjitëse pasi ishte gangster. Lleshi tha se nuk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është ende në pritje për përgjigjen nga mjekësia ligjore, pais çështjen do ta ndjekë penalisht.

“Po pres ende për mjekësinë ligjore, prej 4 ditësh nuk më është ofruar asnjë ndihmë mjekësore".

"Jam dhunuar nga persona të paidentifikuar brenda makinës së policisë. Dy persona me uniformë ishin ulur para dhe një civil pas, më ka dhunuar dhjetëra herë. Më tha jam gangster i gangsterave dhe do t’jua mbyll gojën me ngjitëse. Nuk ma kanë marrë parasysh denoncimin dhe s’kam marrë ndihmë mjekësore". 

Unë s’kam dhunuar askënd, s’ka asnjë filmim për këtë. Më kanë mbajtur 72 orë për kundërshtim, shkatërrim automjetesh, organizim tubimesh të paligjsjme, prokuroria i ka çuar akuzat në gjykatë.

Ai dialog ka qenë pyëtje nga ne se ku ndodeshin personat që ishin dhunaur barbarisht dhe më thanë që s’e kanë për detyrë ttë japin shpjegime, në një moment një nga efektivët mundohet të më tërheqi. Nuk më është thënë që isha i arrestuar, pas 5 metrash kuptova që donin të më shoqëronin, më shtrinë përdhe, më goditën me shkop gome dhe shkelma.

"Vetëm sot kam mundur të vij te Mjekësia Ligjore, duhet ta ndjek penalisht këtë situatë, është e patolerueshme që nuk mu ofrua ndihma”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco