SYRI TV/ 'Po dëmtohet lumi', banorët e Nikaj-Mërturit ngrihen në protestë: S'do lejojmë shkatërrimin e natyrës

14:53, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në një kohë kur Shqipëria ndodhet nën pushtetin e protestave qytetare për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, protesta që nisën për mbrojtjen e zonave natyrore, në Nikaj-Mërtur po zhvillohet një ndërhyrje që ka shqetësuar thellësisht banorët e zonës. Këta të fundit kanë zhvilluar këtë të dielë një protestë, kundër ndërhyrjes së fadromave në shtratin e lumit. Sipas banorëve, prej rreth një jave, fadromat po kryejnë gërmime dhe ata dyshojnë se aty do të ndërtohen tre diga betoni, me përmasa tepër shqetësuese.

Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, kanë dalë këtë të dielë në protestë kundër ndërhyjeve që po kryhen në lumin Mërtur. Sipas banorëve, prej rreth një jave, fadromat kanë nisur ndërhyrje në shtratin e Lumit, ndërkohë që sipas informacioneve në terren, aty po kryhen gërmime dhe po ndërtohen tre diga betoni, me përmasa tepër shqetësuese.

Banorët janë të shqetësuar, jo vetëm për ndërhyrjen dhe dëmin që po i shkaktohen natyrës në vetvete, por edhe për mungesën e transparencës. Banorët shprehen se nuk janë vënë në dijeni për qëllimin e saktë të këtyre punimeve, ndërsa qëndrojnë të bindur se nuk do të lejojnë shkatërrimin e natyrës në zonën e tyre

 Ndërkohë sipas një tabele që lajmëron punimet, ndërhyrja në lumin Mërtur po kryhet nga Korporata Elektroenergjitike shqiptare, me qëllim “Mbrojtja me prita malore e Përroit të Merturit’-Loti 1, ndërsa afati i punimeve do të zgjasë deri në 24 javë.

Gjithsesi diçka e tillë nuk i bind banorët e zonës, të cilët dyshojnë se aty do të ndërtohen diga pasi ky lum nuk ka nevojë për prita dhe çdo ndërhyrje që kryhet, dëmton lumin dhe natyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco