'Raporti i WJP, kriza e drejtësisë', Këlliçi: Korrupsioni dhe vonesat e gjyqeve po rrisin pasigurinë...

'Raporti i WJP, kriza e drejtësisë', Këlliçi: Korrupsioni dhe vonesat e gjyqeve po rrisin pasigurinë...

10:36, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ngre shqetësimin e tij për situatën e drejtësisë në Shqipëri, pas raportit të fundit të World Justice Project. Sipas tij, qytetarët po paguajnë çmimin e një sistemi të paralizuar: proceset gjyqësore zgjasin për vite të tëra, korrupsioni vazhdon të lulëzojë, dhe institucionet e pavarura mbeten të kapura politikisht.

Këlliçi thekson se çdo vonesë në drejtësi është një e drejtë e mohuar, duke rritur pasigurinë për pronën, familjen dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Ai vëren se situata po rëndohet edhe nga mungesa e institucioneve funksionale dhe politika që favorizon individët mbi ligjin.

LEXO EDHE: ‘World Justice Project’ rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi dhe SPAK-un: Brenda 10 vitesh u përkeqësua gjithçka

Opozita kërkon një reformë të vërtetë, që të sigurojë një drejtësi të shpejtë, profesionale dhe të paanshme, në shërbim të shqiptarëve, dhe paralajmëron se qytetarët nuk mund të qëndrojnë më pasivë ndërsa e drejta e tyre e mohohet.

Postimi i plotë:

Çertifikuar nga World Justice Project, dështimet e Reformës në Drejtësi janë të dukshme dhe të pamohueshme!

Në të gjithë treguesit, nga rendi dhe siguria, drejtësia penale apo të drejtat themelore, rënia është flagrante. Tregues që lidhen drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve, sigurinë e familjes, pronës apo të drejtat themelore.

Për të vazhduar me korrupsionin apo kufizimet në pushtetin e qeverisë, tema të cilat kanë qenë në vazhdimësi kryefjala e denoncimit opozitar. Pushteti i Ramës, korrupsioni dhe pasiguria e qytetarëve ecin krah për krah teksa autokracia zgjatet në kohë dhe shqiptarët largohen masivisht.

Nuk është vetëm ky raport burimi i pakënaqësisë së gjërë shoqërore ndaj rezultateve të të shumëpërfolurës Reformë në Drejtësi.

Pamundësia e qytetarëve për të marrë një vendim gjyqësor në kohë, ku proceset në të tre shkallët zgjasin deri në dy dekada, është rezultati i drejtpërdrejtë i reformës dhe rrënues për sistemin gjyqësor, aksesin në drejtësi të qytetarëve duke i hapur rrugë dramave sociale, vetëgjyqësisë apo drejtësisë së më të fortit.

LEXO EDHE: World Justice Project publikon indeksin e sundimit të ligjit/ Shqipëria më e korruptuara në Europë

Pa folur për problemet e rënda me shkollën e magjistraturës apo kapjen qeveritare të institucioneve të pavarura kushtetuese.
Shqiptarët nuk e meritojnë këtë!

Shqiptarët meritojnë një sistem funksional drejtësie, profesional dhe efiçent.

Një e drejtë e vonuar për 20 vite, është një e drejtë e mohuar në mënyrë ulëritëse, të papranueshme dhe një e drejtë e munguar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco