‘World Justice Project’ rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi dhe SPAK-un: Brenda 10 vitesh u përkeqësua gjithçka

‘World Justice Project’ rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi dhe SPAK-un: Brenda 10 vitesh u përkeqësua gjithçka

20:07, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vetëm një ditë pasi Altin Dumani raportoi në Kuvend, organizata më e rëndësishme ndërkombëtare në sundimin e ligjit, ‘World Justice Project’ (Projekti për Drejtësinë Botërore) ka rrëzuar përfundimisht reformën në drejtësi dhe punën e SPAK-ut.

Kjo organizatë ka publikuar raportin vjetor, ku Shqipëria renditet në vendin e 87 në botë.

Shqipëria renditet shumë keq në të gjithë indikatorët, por kjo nuk është e dhëna më tronditëse.

Nëse shihen të dhënat e vitit 2015, kur kjo organizatë nisi publikimin e raportit dhe kur Shqipëria nuk kishte miratuar akoma të ashtuquajturën reformë në drejtësi, e kupton se kjo reformë e ka shkatërruar drejtësinë.

Kështu, për sa i përket kufizimeve për pushtetin e qeverisë, pra të Edi Ramës, në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 52 në botë, tani jemi në vendin e 105, një përkeqësim me 100 përqind për një dekadë.

Sa i përket përhapjes së korrupsionit, në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 78, tani me mbërritjen e SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, Shqipëria është zhytur në vendin e 105.

Akoma më shokuese janë të dhënat për drejtësinë penale dhe atë civile.

Sa i përket drejtësisë civile, në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 55, tani jemi në vendin e 99.

Kurse sa i përket drejtësisë penale, kemi qenë në vendin e 46, tani jemi në vendin 82, sërish një përkeqësim në nivelet thuajse 100 përqind.

Kufizimet në pushtetin e qeverisë

Viti 2015- Vendi 52

Viti 2025- Vendi 105

Korrupsioni

Viti 2015- Vendi 78

Viti 2025- Vendi 105

Qeverisja e hapur

Viti 2015- Vendi 53

Viti 2025- Vendi 78

Të drejtat themelore

Viti 2015- Vendi 48

Viti 2025- Vendi 68

Rendi dhe siguria

Viti 2015- Vendi 48

Viti 2025- Vendi 55

Zbatimi rregullator

Viti 2015- Vendi 86

Viti 2025- Vendi 111

Drejtësia civile

Viti 2015- Vendi 55

Viti 2025- Vendi 99

Drejtësia penale

Viti 2015- Vendi 46

Viti 2025- Vendi 82

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco