ituatë jo si një seri rastësish tragjike, por si pasqyrë e një shteti që ka rënë dhe e një pushteti që ka humbur kontrollin mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Ai akuzoi qeverinë se është e paaftë për të parandaluar krimin, për të garantuar rendin publik dhe për të mbrojtur qytetarët, ndërsa shtoi se dhuna, pasiguria dhe frika janë bërë përditshmëri në çdo cep të vendit.
“Shqiptarët nuk mund të jetojnë më në një vend ku jeta e tyre varet nga rastësia,” shkroi Bozdo.
Postimi:
Shqipëria është tronditur nga tre vrasje brenda pak orësh, njëra prej tyre në qytetin e Beratit.
Kjo nuk është më një seri rastësish tragjike është pasqyrë e një shteti që ka rënë, e një pushteti që ka humbur kontrollin mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Qeveria aktuale është e paaftë të parandalojë krimin, e paaftë të garantojë rendin publik dhe e paaftë të mbrojë qytetarin.
Në çdo cep të vendit, dhuna, pasiguria dhe frika janë bërë përditshmëri!
Shqiptarët nuk mund të jetojnë më në një vend ku jeta e tyre varet nga rastësia.
© SYRI.net