Një video e fundit që po qarkullon në rrjet ka ndezur kureshtjen e publikut.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është shfaqur krah drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, por ajo që ka rënë më shumë në sy nuk është fjala e saj por syri i saj i majtë e nxirë.
Pamjet e tregojnë Ballukun me një shenjë të dukshme nën sy, çka ka ndezur menjëherë pyetjet e shumta në rrjete sociale:
Çfarë i ka ndodhur Belindës?
Është ndonjë aksident i rastësishëm, apo diçka tjetër fshihet pas këtij “detaji”?
Ndërsa zyra e saj ende nuk ka dhënë asnjë reagim, qytetarët po komentojnë me dyshim e kureshtje. Për momentin gjithçka mbetet mister.
Por një gjë është e sigurtë, në politikën shqiptare, asnjë nxirje nuk është pa arsye…!/ Publik Live/
© SYRI.net