Vota e Diasporës: Pse u bllokua? Kandidatja Vukaj zbardh prapaskenat e vendimit të kontestuar

13:37, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga çështjet më të debatuara të zgjedhjeve të kaluara, vota e diasporës, u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë seancës dëgjimore.

E pyetur për qëndrimin e saj kundër, kandidatja Hegla Vukaj shpjegoi se vota e saj nuk ishte kundër parimit të votimit të emigrantëve, por kundër mënyrës sesi u menaxhua procesi.

Ajo zbuloi se aktet normuese të miratuara me konsensus në Komisionin Rregullator ishin 'retushuar' dhe nuk ishin aplikuar siç duhet nga administrata e KQZ-së, e drejtuar nga Komisioneri Shtetëtor. Kjo, sipas saj, përbënte një shkelje të parimit të ligjshmërisë dhe e detyroi atë të mbante një qëndrim kundër.

Ky argument u mbështet edhe nga fakti që raporti i OSBE/ODIHR-it i dha të drejtë këtij qëndrimi.

Deklarata e saj nxjerr në pah jo vetëm një përplasje brenda KQZ-së, por edhe një problem funksional mes organit rregullator që harton rregullat dhe administratës që duhet t'i zbatojë ato, duke lënë të kuptohet se ndarja e pushteteve brenda institucionit nuk ka funksionuar siç duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco