Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisiionit të Edukimit në Kuvend. Shkak ishte mbledhja e fundit, ku ministrja e arsimit Mirela Kumbaro refuzoi të shkonte në seancë dëgjimore, dhe pavarësisht se kryetari i komisionit Luçiano Boçi shtyu mbledhjen deri në prezencën e saj, maxhoranca përdori fuqinë e kartonit për ta vijuar e vetme seancën.
Boçi refuzoi të miratonte procesverbalin e kësaj mbledhje duke e cilësuar nul dhe të pavlefshme. Kjo solli debate e përplasje mes Boçit e deputetes socialiste Evis Kushi. Deputetët e opozitës kërkuan që Kumbaro të japë llogari sa më parë në Komision për situatën e arsimit në vend.
© SYRI.net