Belinda Balluku prezantoi sot ish-ministrin e Albin Kurtit, Liburn Aliun, si kreun e Portit të Durrësit.
Kjo ceremoni live nuk u transmetua në faqen e Edi Ramës në Facebook apo në rrjetet e tjera sociale. Kujtojmë se Edi Rama i ka transmetuar vazhdimisht LIVE ceremonitë ku është e pranishme Balluku.
Edhe para pak ditësh ai transmetoi LIVE një inspektim të Ballukut në autostradën Tiranë-Durrës.
Ceremonia mund të shihej vetëm në faqen e propagandës së qeverisë, që njihet me emrin Agjencia për Media dhe Informim.
Emërimi i Liburn Aliut në këtë post shihet si një diversion tjetër që Edi Rama bën ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë Belinda Balluku duhej të paraqitej dje në SPAK për hetimet ndaj saj.
Megjithatë, ajo stisi një vizitë në Rumani për të mos qenë e pranishme.
Kurse sot ajo u shfaq në një ceremoni tjetër në Autoritetin Portual të Durrësit.
Akoma nuk është bërë e ditur se kur do të shkojë në SPAK zëvendësja e Edi Ramës.
© SYRI.net