Në një koment të fortë në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, analisti Armand Shkullaku akuzoi SPAK-un se po mbron pushtetin e Edi Ramës dhe po shmang hetimin e çështjeve thelbësore që prekin korrupsionin dhe krimin zgjedhor. Ai theksoi se ndërsa figura si Balluku apo Veliaj mund të bien, struktura e vërtetë e pushtetit të Ramës mbetet e paprekur.
SPAK gjatë zgjedhjeve legjitimoi një pushtet përfshi atë të Belinda Ballukut që bëri masakër elektorale.
E pamë çfarë ndodhi në Fier. Dhe sot séance e pyetje përgjigjeve, të gjitha pyetjet që nuk kishin përgjigje ishin pyetjet që kishin të bënin me thelbin.
E ke hetuar procedurën si është dhënë leja për inceneratorët,si është bërë gara jo. Ai ka hetuar vibratorët e Arben Ahmetajt e veshëmbathjet e Ajola Xoxës.
Nuk hetoi si u ngrit 5 D. Kush është roli i Erion Veliajt tek inceneratori. Detyrë e SPAK është të spotojë dëmin që po I bëjnë qytetarët.
Ne paguajmë çdo ditë 70 mijë euro një inceneratori që nuk ekziston. Lekët paguhen nga qytetarët. SPAK a I ka hyrë kësaj pune. Bela pse nuk çoi supervizorin tek Landfilli. Si paguhen këto lekë ndërkohë që nuk ka incinerator. Dumani s’ka përgjigje.
Dumani s’ka përgjigje as për krim zgjedhor. Kjo lë të kuptohet që Rama mund të lëshojë. Herë me dhimbje herë pa dhimbje s’ka rëndësi. Dhimbja më e madhe e Ramë është po lëshoi veten jo bashkëpunëtorët. Këta janë kurbane.
Këta vjedhin nga mëngjesi në darkë.
Me një të goditur të këpusin 50 mln tek tuneli I Llogarasë. Me një goditje 40 milion tek aeroporti i Vlorës. Për të mos folur për të tjerat. Që njerëzit të mos shohin se po i ikin paratë nga xhepi, merremi e lëshoi Belën s’e lëshoi Belën, ia bëri Erionit.
Kjo është teoria ime. Ramës po sju prekën procedurat që kanë bërë korrupsion dhe krimi zgjedhor, Rama është në rregull.Një Belë bie, qindra ngrihen. Ja erdhi Liburni. Ai mund të jetë zv/kryeministër e ministër i Infrastrukturës në 2026 pa asnjë problem. Madje thonë se për këtë punë është marrë nga Kosova. Se çfarë marrin nga Albini janë të virgjër nga korrupsioni e më pas prishen këtu.
Kush do i zëvendësojë këta? Kush do zëvendësojë Saimir Tahirin, Erion Velinë?
Me Saimir Tahirin mori 70 mandate, pa Saimir Tahirin mori 74 mandate.
Me Erion Velinë e pa Erion Velinë, fitorja është më glamoroze. Kjo tregon se thelbi i pushtetit të Ramës nuk preket as nga Bela as nga Erioni
Kush do të ishin sikletet për Ramën?
Pyetja është : A ka hetuar Ramën që ka dhënë bonusin 8% një kompanie ndërkohë që kompania nuk ekzistonte.
Deklarata më famoze që ka dhënë një prokurori është: Nuk është person nën hetim vëllai i Edi Ramës, por personi i panjohur nuk e dimë nëse është vëllai i Edi Ramës. Unë e di që një kryeministër kur është në detyrë ka imunitet por që bie Bela, ngrihet Erioni, vjen Ben Ahmetaj, ikën Saimir Tahiri këto janë zhvillime të domosdoshme.
© SYRI.net