Rama nuk ndalet së bëri diversion në Kosovë: Emëron ish bashkëpunëtorin e Kurtit drejtor porti

Rama nuk ndalet së bëri diversion në Kosovë: Emëron ish bashkëpunëtorin e Kurtit drejtor porti

12:57, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit.

Dy muaj pas dorëheqjes nga posti e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Lëvizja vjen në kohën kur akoma ish shefi i tij Albin Kurti nuk ka mundur që të krijojë qeverinë e re dhe pritet që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Emerimi në një post kyç i ish ministrit nga Kosova tregon edhe një herë përfshirjen e Ramës në fushatën për zgjedhjet e pritshme në Kosovë. Liburn Aliu është perfolur kohë më parë se do të ishte pjesë e qeverisë Rama.

Duke ditur ftohtesinë që ai ka më Albin Kurtin, vetëkuptohet që do të bëjë çështë e mundur që të ndikojë në rezultat që miqte e tij në opozitë të kthehen në pushtet. Kjo do të varet nga qytetarët e Kosovës, të cilëve as nuk u blihet dhe as nuk u vidhet vota si në Shqipëri nga Rilindja e Ramës. Dhe shumë vështirë të ndikohen nga diversionet e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco