Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

10:54, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati.

Pas largimit të socialistes si deputete, KQZ është njofuar të shpallë vakancën dhe zëvendësimin e saj.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi.

Mersini hoqi dorë nga mandati pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Vendin e saj në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta marrë Briseida Çakërrri e renditur pas Mersinit në listë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco