SYRI TV
Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha raporti përfundimtar i OSBE- ODHIR fakton farsën zgjedhore të 11 majit. Në një dalje për mediat Berisha tha se të gjitha akuzat dhe pretendimet e opozitës në këtë raport janë vërtetuar. Përdorimi administratës, grupeve kriminale por dhe falja e gjobave dhe bonuset sipas kreut të PD njehsuan shtetin me partinë duke shkelur barazinë në zgjedhje. Berisha deklararoi se opozita do të reagojë dhe ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen.
Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 11 majit faktoi farsën e elektorale. Kështu deklaroi kryetarit të PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat pak minuta pas publikimit të raportit. Sipas Berishës me gjithë tentativat e Edi Ramës dhe qeverisë për të ndaluar publikimin e këtij raporti, OSBE-ODHIR ka shkruar të gjitha problematikat që ka denoncuar opozita.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, raporti fakton se qeveria dhe partia u bënë një, duke përdorur administratën por dhe përfshirja e grupeve kriminale. Sipas Berishës në këto zgjedhje u shkel kriteri kryesor barazia.
Pas këtij raporti Berisha paralajmëroi se opozita do të reagojë dhe i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me të në sheshet e vendit për një reagim të fuqishëm.
© SYRI.net