Raporti i OSBE-së/ ‘Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira’, Salianji: Reagim qytetar, një orë e më parë

Raporti i OSBE-së/ ‘Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira’, Salianji: Reagim qytetar, një orë e më parë

14:50, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it.

Përmes një mesazhi në Facebook, Salianji theksoi se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira.

Ai shtoi se; ‘Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet’.

Postimi:

Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!

Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën. Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.

Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.

Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco