Shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja e njohur e sfidon në Tepelenë, kandidon e pavarur

Shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja e njohur e sfidon në Tepelenë, kandidon e pavarur

13:39, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të gjithë e mbani mend aktoren Delinda Disha, e cila në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shtinte fall për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, gjatë një tubimi elektoral në Fier.

Përmes një njoftimi në platformën sociale, Instagram, aktorja Disha ka konfirmuar zyrtarisht, se do të jetë pjesë e garës për të drejtuar Bashkinë Tepelenë në zgjedhjet e pjesshme vendore në këtë bashki më 9 nëntor.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.

Image

Aktorja Delinda Disha, bëhet kandidatja e dytë nga bota e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon si i pavarur për Bashkinë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco