Rama shmang përgjegjësinë për 'Paketën e Maleve' e ‘kapet’ me kryebashkiakët: Po pengoni procesin

Rama shmang përgjegjësinë për 'Paketën e Maleve' e ‘kapet’ me kryebashkiakët: Po pengoni procesin

13:03, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një takimin të tensionuar me kryebashkiakët, Kryeministri  Edi Rama ka tentuar të shpërngarkojë përgjegjësinë për vonesat në zbatimin e “paketës së Maleve” nga qeveria, duke hedhur fajin te të zgjedhurit vendorë. Ai i ka akuzuar ata se po bëhen pengesë për zhvillimin e projektit, duke mos dorëzuar hartat e nevojshme për zonat dhe tokat ku do të realizohet iniciativa, e cila është miratuar edhe me ligj.

Duke harruar se këto procese burokratike janë produkt i politikave të vetë qeverisë që Rama drejton.

Teksa i ka drejtuar kritika të forta kryebashkiakëve, ai i kërkoi Kreshnik Hajdarit, kryebashkiakut të Kuçovës, të shpjegonte se çfarë e kishte penguar të dorëzonte hartën e zonave prioritare. "Pse nuk e ke dorëzuar?", pyeti Rama, duke theksuar se ky projekt duhet të ecë përpara sipas tij.

Nga ana tjetër, Hajdari shpjegoi se ishte në pritje të një përgjigjeje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), por kjo përgjigje nuk ka ndaluar kritikat e kryeministrit. Rama u shpreh se, nëse ai do të priste një përgjigje nga ASHK, atëherë nuk e kishte kuptuar thelbin e paketës dhe të ligjit që kishte kaluar.

Por ai nuk u ndal këtu, teksa shihte kryebashkiakët që komunikonin me njëri-tjetrin për ato që kërkonte kryeministri, Rama ndërhyri dhe “goditi” kryebashkiaken e Dimalit (Ura Vajgurore), Juliana Mema.

“Edhe ti s’e ke sjellë, mos i tund kokën atij aty, mos fol me Xhakollin (i drejtohet kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Mema). Unë e di që ti ke trasenë e Leninit që të flasësh me 7 veta (i drejtohet përsëri Memës), por po them se kjo paketë u bë për ata që duan të investojnë te toka e tyre dhe s’i kanë dokumentet. Vijnë në bashki, shprehin interesin, e presin.

Ndaj krijohet mundësia, jepet një kontratë me një çmim një euro, e mundëson kontrata këtë, ai e bën investimin derisa të fitojë edhe të drejtën e tokës në fund të mbarojë procesi”, nënvizoi ai duke u bazuar tek Paketa e Maleve e cila deri më sot nuk është në funksion e nuk dihet se deri kur do të jetë jo në funksion të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco