Më 17 tetor, gazetari italian Sigfrido Ranucci, moderator i emisionit investigativ “Report”, u përball me një atentat të mirëorganizuar, kur një mjet shpërthyes u vendos nën makinën e tij gjatë natës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi jo vetëm automjetin e Ranuccit, por edhe makinën e familjes dhe banesën ngjitur, duke rrezikuar seriozisht jetën e çdo kalimtari që mund të kalonte pranë vendngjarjes. Sulmi shihet si një paralajmërim serioz ndaj gazetarisë investigative dhe punës së Ranuccit, i cili njihet për denoncimet e tij të forta ndaj rrjeteve kriminale dhe korrupsionit ndërkombëtar.
Nga studioja e “Kafe Shqeto”, gazetarja Alba Kepi ka komentuar atentatiN ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, moderator i emisionit investigativ “Report”.
Kepi theksoi se ndryshe nga disa interpretime të para, vetë Ranucci e ka hedhur poshtë një motiv politik për sulmin, duke e orientuar hetimin më shumë drejt botës së krimit dhe rrjeteve mafioze që ai ka denoncuar përmes investigimeve të tij.
Gazetarja kujtoi se pas disa hetimeve në Shqipëri, Ranucci ka marrë kërcënime konkrete nga një avokat që vepronte si ndërmjetës, duke e paralajmëruar për pasojat e mundshme të punës së tij investiguese.
Alba Kepi shtoi se vetë ajo është dëshmitare e kërcënimeve që gazetari ka marrë dhe disponon dokumente, mesazhe në WhatsApp dhe dokumente të dorëzuara nga Ranucci në Antimafia, për të kërkuar mbrojtje të veçantë që nga viti 2014.
"Më lejoni të them se Giorgia Meloni dhe eksponentët e qeverisë italiane disa herë publikisht kanë kritikuar emisionin “Report” dhe vetë Ranuccin, duke i vendosur nën shënjestër dhe duke u shprehur se një emision i shërbimit publik italian, siç është Rai3, e ka quajtur Shqipërinë “narkoshtet”- u shpreh Kepi.
Alba Kepi:
"Dje vetë Sigfrido e ka hedhur poshtë motivin politik, pasi, siç e dimë, ajo që ndodhi ngjalli debat të fortë politik mes forcave opozitare dhe mazhorancës, duke akuzuar qeverinë e djathtë si një ekstrem që privon lirinë e medias.
Ai e ka hedhur poshtë motivin politik, duke u orientuar më shumë rreth botës së krimit.
Më lejoni të them se Giorgia Meloni dhe eksponentët e qeverisë italiane disa herë publikisht kanë kritikuar emisionin “Report” dhe vetë Ranuccin, duke i vendosur nën shënjestër dhe duke u shprehur se një emision i shërbimit publik italian, siç është Rai3, e ka quajtur Shqipërinë “narkoshtet”.
Ky fjalim u mor në konsideratë nga kronikat mediatike italiane, duke bërë krahasime me akuzat e Melonit ndaj Ranuccit dhe dëshminë, intervistat e gazetarit ku thotë se pas disa hetimeve që ka bërë në Shqipëri ka marrë kërcënime nga Silano, një avokat që bënte ndërmjetësimin, duke e paralajmëruar se çfarëdo do të ndodhte.
Unë jam vetë një nga dëshmitarët e këtij kërcënimi që ai ka marrë, dhe disponoj të gjitha dokumentet, komunikimet në WhatsApp dhe dokumentet që Ranucci ka dorëzuar në Antimafia, pasi ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë. Pas publikimit dhe transmetimit të emisionit mbi narkotrafikun shqiptar, ai ka dorëzuar dokumentet atje, duke kërkuar mbrojtje më të kujdesshme, pra në mbrojtjen që ka prej vitit 2014.
Gjithashtu, kundëvështrimi im midis Ramës, lider i partisë së majtë, dhe Giorgia Meloni, lidere e së djathtës italiane, ka shumë ngjashmëri në raportimin e tyre me mediat.
As Rama dhe as Meloni nuk pranojnë të mbajnë konferenca shtypi me gazetarë të pakëndshëm, evitojnë konferencat. P.sh., në Itali nuk ka ndodhur më parë që një kryeministër të mos bëjë konferencë, sidomos me gazetarë ndërkombëtarë që kanë interes dhe dinë çfarë ndodh me çështje politike në vend. Ashtu edhe Rama ka të njëjtën qasje'.
FOTO GALERI:
© SYRI.net