'Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci', Avokati: Sulmi mund të ketë lidhje me grupe kriminale shqiptare

09:20, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur skenën mediatike në Itali, disa ditë më parë ( 17 tetor 2025) ku një mjet shpërthyes u vendos nën makinën e gazetarit dhe moderatorit të emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, një zonë mes Romës dhe Pomezias, duke dëmtuar automjetin e familjes së gazetarit dhe shtëpinë ngjitur.

Image

Në një intervistë për “Kafe Shqeto”, avokati shqiptar Gentjan Alimadhi komentoi ngjarjen dhe theksoi se atentati është një çështje shumë delikate, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së elementëve të lidhur me grupe kriminale shqiptare.

Sipas tij, sulmi mund të konsiderohet një paralajmërim ndaj mediave investigative dhe individëve që guxojnë të denoncojnë korrupsionin dhe aktivitetet kriminale.

LEXO EDHE: 'Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të 'Rai 3'/ Ranucci: Për pak sa nuk vranë vajzën time, mund të jetë hakmarrje për hetimet e Report

Alimadhi shtoi se ngjarja mund të shihet si një mesazh për ata që synojnë të jetojnë me nder dhe të shprehin lirshëm opinionin, duke respektuar demokracinë dhe lirinë e shtypit.

Ai gjithashtu theksoi se situata është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kërkon hetime të kujdesshme për të zbuluar të gjitha rrethanat dhe aktorët e përfshirë.

"Për Melonin do ishte shumë delikate puna nëse autori i atentatit do ishte shqiptar sepse do sillte në vorbull aferat e saj me Shqipërinë, kështu që do i rihapej ajo plaga e kampit në Shqipëri. Shoqëria e saj, më një person të afërt, do lakohej në shtyp sa i përket lidhjeve me kartelat meksikane apo ku di unë, kështu që do e bezdiste jo pak kryeministren italiane"- u shpreh avokati.

Deklarata e avokatit:

"Ne mundohemi të krijojmë një opinion pozitiv për veten tonë këtu, dhe nuk do të donim, qoftë larg, të ishte dora e shqiptarit këtu apo dora e ndonjë tjetri e drejtuar nga shqiptarët.

Megjithatë, është një çështje shumë delikate. Italisë i kthehen kohërat e viteve më parë, kur mafia eliminonte gazetarët, dhe kjo do të ishte një atentat me qëllim paralajmërimi apo vërtet qëllimi ishte ta paralajmëronin. Unë besoj se kjo çështje ishte vetëm paralajmërim. Nuk mund të përjashtohet që mund të jetë edhe dora shqiptare, edhe pse mendoj se interesat shqiptare këtu trajtohen në një mënyrë tjetër, nëpërmjet gazetarëve duke mos i paguar, duke i blerë, duke i nxjerrë nga puna.

Ranuçi është një personazh që ka vendosur të jetë nga pala e kurajozëve të pakicës, prej atyre që duan të jetojnë me nder dhe duan ta shprehin atë sensin e demokracisë duke e shprehur lirinë e fjalës si një shprehje të vërtetë të demokracisë, pa pasur frikë.

Kështu që një person të tillë ose do ta kërcënosh, ose do ta eliminosh, sepse është shumë i vendosur.

LEXO EDHE: 'Pamjet e makinës së Sigfrido Ranucci pas shpërthimit'/ Automjeti i gazetarit investigativ të 'Rai 3' shkatërrohet nga eksplozivi

Çështja e Ranuçit është tema më e nxehtë kohët e fundit që trazon opinionin publik, të cilët edhe me deklaratat e tyre kanë dënuar gjestin. Dhe pse të themi gjërat siç janë, e drejta ose informacioni i drejtë, nëse do ta kapnim këtë aspekt për popullsinë, është gjithmonë një çështje shumë e interpretueshme, sidomos në momente krizash ndërkombëtare.

Opinioni publik mundohet të mbahet në gjumë nga ana e shtypit dhe informacionit, dhe normalisht një pjesë e shtypit që i përket qeverisë mundohet të mos e trajtojë shumë këtë çështje, ndërkohë që një pjesë e së majtës mundohet të përfitojë nga ky rast për ta politizuar.

LEXO EDHE: Kush është Ranucci, gazetari Rai3: Nga investigimet ndaj qeverisë Rama te kërcënimet dhe shpërthimi me tritol pranë shtëpisë së tij

Për Melonin do ishte shumë delikate puna nëse autori i atentatit do ishte shqiptar sepse do sillte në vorbull aferat e saj me Shqipërinë, kështu që do i rihapej ajo plaga e kampit në Shqipëri. Shoqëria e saj, më një person të afërt, do lakohej në shtyp sa i përket lidhjeve me kartelat meksikane apo ku di unë, kështu që do e bezdiste jo pak".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco