Komuniteti shqiptar në Dublin është bërë pjesë e protestave të diasporës shqiptare në mbarë botën, duke u ngritur kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në mesazhet e tyre publike, ata shprehin shqetësim të thellë për gjendjen në Shqipëri dhe atë që e cilësojnë si degradim të rëndë të situatës politike dhe sociale.
‘Ndjekim me vëmendje të gjitha ngjarjet që ndodhin në Shqipëri dhe na mbushen sytë me lot kur shohim një shqiptar që hiqet zvarrë nga shqiptarët e tjerë për të mbrojtur tokën e të parëve tanë, që e kemi larë me gjak,’ thuhet në deklaratat e protestuesve.
‘Komuniteti shqiptar këtu në Irlandë i bashkohet protestës së madhe të gjithë kombit shqiptar, anë e mbanë botës.
Ndjekim në vëmendje të gjitha ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri dhe na mbushen sytë me lot kur shohim një shqiptar që të hiqet zvarrë nga shqiptarët e tjerë për të mbrojtur tokën e të parëve tanë, që e kemi larë me gjak.
Aty në Zvërnec, në Vlorën e bukur ku Ismail Qemali ngriti flamurin Kuq e Zi dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Pas tij një komb u ngrit në këmbë, për tokën, jetën të ardhmen’, u shpreh një nga pjesëmarrëset në protestën e organizuar në Dublin.
© SYRI.net