Ndërsa qytetarët ndodhen prej 20 ditësh në protestë, ushtarët mediatikë të pushtetit të Ramës janë gjithashu të ofensive fyerje, linçimi dhe sulmi ndaj tyre për të mbrojtur shefin.
Një garë e ashpër servilizmi, në fak qesharake, po zhvillohet edhe mes tyre, pak ditë më parë Frrok Çupi sulmoi me gjuhë rrugaçërore qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Por nuk ngelet pas edhe një ushtar tjetër i kryeministrit, Baton Haxhiu.
I cili në një dalje televizive me moderatorin Ylli Rakipi ka thënë se protestuesit po ndotin ambjentin më shumë se kushdo tjetër, pasi po harxhojnë sasi të madhe të ujit që është përdorur për të prodhuar pankartat që përdorin protesutesit.
“Protestuesit sot, sipas statistikave ndotin ambjentin më shumë se kushdo tjetër. Gjithë ato gjëra të rëndësishme që janë mrenda në shesh, punohen me parrulla që janë kryesisht me inteligjencë artificiale.
Kur e lexon sa ujë harxhohet në botë për t’i prodhuar ato, tregon sa dëmtohet ambjenti” – tha Haxhiu.
Deklarata e tij është bërë virale në rrjetet sociale.
© SYRI.net