'Pamjet e makinës së Sigfrido Ranucci pas shpërthimit'/ Automjeti i gazetarit investigativ të 'Rai 3' shkatërrohet nga eksplozivi

'Pamjet e makinës së Sigfrido Ranucci pas shpërthimit'/ Automjeti i gazetarit investigativ të 'Rai 3' shkatërrohet nga eksplozivi

11:21, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamje të publikuara në rrjet, tregojnë makinën e gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, të shkatërruar nga një shpërthim i fuqishëm mbrëmë në Campo Ascolano, mes Romës dhe Pomezias.

Automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht, ndërsa makina tjetër e familjes dhe fasada e banesës janë dëmtuar rëndë. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Gap (@thegap_media)


 

 

Një bombë e vendosur nën makinën e gazetarit shpërtheu rreth orës 22:00, duke shkaktuar panik në lagje.

Sipas burimeve të Antimafias (DIA), eksplozivi i përdorur është rreth 1 kilogram dhe nga verifikimet paraprake, bomba nuk ishte e pajisur me timer.

Gazetarja Alba Kepi raporton për SYRI TV se ekziston hipoteza që autorët e kanë ndjekur gazetarin dhe e kanë vendosur mjetin shpërthyes, pasi kanë hyrë në banesën e familjes së tij.

Këto të dhëna po hetohen si pista të mundshme nga autoritetet kompetente.

LEXO EDHE: 'Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të 'Rai 3'/ Ranucci: Për pak sa nuk vranë vajzën time, mund të jetë hakmarrje për hetimet e Report

Ranucci ka deklaruar për Corriere della Sera:

“Vajza ime kaloi përpara makinës sime vetëm pak minuta para shpërthimit — mund ta kishin vrarë...

Është e mundur që kjo ngjarje të ketë lidhje me faktin se para pak ditësh kam njoftuar temat e reja të hetimeve të Report.”

Profil:

Sigfrido Ranucci është gazetari investigativ dhe prezantues i emisionit Report në RAI3, i njohur për hetimet mbi Shqipërinë, kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet mes krimit dhe politikës.

LEXO EDHE: VIDEO/ Drejtuesi i Report në RAI3 lëshon ‘bombën’: Vetëm Lavrovi i Rusisë dhe Edi Rama na kanë sulmuar për investigimet tona

Ai ka prekur çështje të ndjeshme si marrëveshjet për refugjatët dhe skandalet e qeverisë shqiptare, duke u përballur shpesh me reagime të ashpra.

Ranucci ka deklaruar se investigimet do të vazhdojnë dhe emisioni i ardhshëm do të sjellë detaje të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco