Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, nga studioja e “Kafe Shqeto” tha se në këtë moment Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë kushtetuese.
Ai theksoi se mbledhja e sotme e Gjykatës Kushtetuese është e panevojshme dhe paligjore, pasi vendimet e mëparshme të gjykatës dhe ligjet ekzistuese e përcaktojnë qartë mënyrën e rrotacionit të gjyqtarëve.
Vasili shtoi se presidenti i Republikës nuk ka nevojë të drejtohet sërish te Gjykata Kushtetuese, pasi vendimi i vitit 2011 dhe ligji aktual përcaktojnë përgjegjësitë e Kuvendit për ligjet që rregullojnë këtë proces.
Ai kujtoi dy dekrete të qarta për emërimet e zotit Muçi dhe zonjës Bejtja, të cilat mbulojnë mandatet e tyre të plota deri në vitin 2028.
Sipas Vasilit, institucionet që kanë çertifikuar reformën në drejtësi, përfshirë Komisionin e Venecias, kanë deklaruar qartë që parimi i rrotacionit është i përkohshëm dhe ka përfunduar, duke e bërë çdo veprim tjetër të panevojshëm ligjërisht.
Petrit Vasili:
"Në këtë moment jemi para një situate shumë të rëndë për disa arsye themelore. Praktikisht, ajo që kemi çkatuar si kusht kushtetues është konsumuar në të gjitha drejtimet për disa arsye.
Së pari, sot në Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të kishte një mbledhje në mënyrë absolute dhe vetëm gjykata kushtetuese mjerisht është futur në një moment paligjshmërie, sepse nuk ka konflikt mes ndonjë palë të caktuar, por GJK mblidhet sot për të bërë mësimoren e për t’i lexuar presidentit aktet përkatëse që duhet t’i kishte lexuar më parë.
Konkretisht, çfarë? Presidenti i republikës për një çështje të tillë nuk ka nevojë të drejtohet GJK-së, sepse gjykata ka folur në vitin 2011, me vendimin 24 për çështjen e rrotacionit kushtetues dhe ka dhënë një arsyetim shterues i cili konkludon se për këtë çështje, kushdo palë e interesuar duhet t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë që bën ligjet.
Teleshikuesit do pyesin pse? Sepse edhe në rastin konkret ligji përkatës që rregullon veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar formulën e rrotacionit deri në vitin 2022.
Në rastin konkret, presidenti nuk ka dënojë bazë ligjore, nuk ka shqetësim, ka dy dekrete të njëpasnjëshme, të aprin të emëritmit të zotit Muçi, e cila u referua në mënyrë shumë korrekte nga zoti Muçi para pak çastesh, dhe dekretin tjetër për emërimin e zonjës Bejtja, për mandatet e tyre të plota deri në vitin 2028. Pra dhe një përgjigje të dytë presidenti e ka mu në zyrën e tij.
E treta, jo, do donte një opinion për të zgjeruar kulturën e tij; institucioni i cili e ka çertifikuar reformën në drejtësi, mbi bazë të cilës flitet për këto ligje, pra Komisioni i Venecias, është shprehur qartë në vitin 2020 ku ka thënë se ky parim ka vdekur dhe është i përkohshëm, funksionon në një kohë të caktuar por ka mbaruar".
© SYRI.net