Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ Vjedhja e fondeve të SASPAK, Ilir Beqaj: SPAK kërkon të më bëjë statistikë

22:02, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ilir Beqaj ka deklaruar në gjyqin që zhvillohet ndaj tij për dosjen e aferës me abuzimet e fondeve europiane se Altin Dumani e ka klasifikuar “për statistikë”. Beqaj e bëri komentin në seancën paraprake, duke iu referuar deklaratës së Dumanit në Komisionin e Ligjeve, se dy zyrtarë të lartë janë të pandehur për vjedhjen e fondeve të BE-së.

Ilir Beqaj, i marrë i pandehur edhe për dosjen SASPAK, ka vijuar të kundërshtojë Prokurorinë e Posaçme në seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim. Beqaj dha një përgjigje edhe për Altin Dumanin, lidhur me fjalën që kreu i SPAK-ut mbajti gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të martën.

“Kam pritur ballafaqimin gjyqësor. Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK-ut me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket, SPAK-ut i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale. Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK-un lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë.”

Deklarata e Ilir Beqajt u bë gjatë seancës me dyer të mbyllura, ku po paraqiteshin kërkesat e palëve dhe ku, në fund, togat e zeza do të shprehen nëse do ta kalojnë për gjykim dosjen ose jo.

Sipas Ilir Beqajt, ai dhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj, që janë nën akuzë, nuk janë zyrtarë të lartë dhe, sipas tij, kështu janë përcaktuar nga gjykata. Krahas kësaj dosjeje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco