Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Noka në Mat: Duhet pastruar llumi i Rilindjes, dhe këtë do ta bëjnë vetë matjanët

Noka në Mat: Duhet pastruar llumi i Rilindjes, dhe këtë do ta bëjnë vetë matjanët

21:09, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Matit, ku prezantoi kandidatin e opozitës për bashkinë, avokatin Eduard Brahilika.

Gjatë fjalës së tij, Noka vlerësoi kandidaturën e Brahilikës si një përfaqësues dinjitoz të intelektualëve matjanë dhe theksoi nevojën për ndryshim politik në këtë bashki.

“Sot në Burrel, në mbështetje të kandidaturës së intelektualit matjan, avokatit Eduart Brahilika,  një përfaqësues i shkëlqyer i virtyteve të kësaj treve. Mati duhet pastruar nga llumi i Rilindjes pink! Pastrimin do ta bëjnë vetë matjanët me votë,” deklaroi Noka.

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në datën 9 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco