Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Vendoret e pjesshme në Mat/ Deputetja e PD, Vata: Një vend që ka nxjerrë mbret, nuk voton një ibret…

Vendoret e pjesshme në Mat/ Deputetja e PD, Vata: Një vend që ka nxjerrë mbret, nuk voton një ibret…

21:04, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD në Mat, Denisa Vata ka bërë thirrje për të përkrahur kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Matit, Eduart Brahilika.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ligjvënësja demokrate, Denisa Vata e cilëson kandidatin e mazhorancës si një person që e ka kthyer zyrën në pronë personale dhe pushtetin në strehë për dobësitë e veta.

Sipas Vatës, matjanët nuk ju kanë borxh pushtetarëve, porse e kundërta, janë pushtetarët që u kanë borxh matjanëve.

Përballë një ‘ibret’ shkruan me ironi deputetja Vata për kandidaturën socialiste në Mat, qytetarët kanë një model, një njeri të lirë, pa varësi dhe  pa prapaskena, siç është avokati Brahilika.

Statusi

Një vend që ka nxjerrë mbret, nuk voton një ibret.

Matjanët nuk ju kanë borxh pushtetarëve ,janë pushtetarët që u kanë borxh matjanëve.

Borxh për besimin e tradhtuar, për mundin e shpërdoruar dhe për arrogancën që sot kërkon të riciklohet si meritë.

A mendoni vërtet se matjanët i kanë ende borxh ish-kryetarit të bashkisë pas tre kandidimesh dhe tani duhet të votojnë një kandidat vetëm që të marrë në dorëzim tenderat korruptivë që ka lënë hapur ish-kryetari, që nga sheshi i qytetit, që s’ka as tabelë punimesh e deri tek ujësjellësi i dy njësive administrative, Rukaj, Dërjan dhe Macukull ?

Kjo nuk është udhëheqje, është mbijetesë mbi shpinën e qytetarëve.

E imponove kandidatin tënd te socialistët e ndershëm të Matit, dhe sot ata e ndjejnë peshën e turpit.

Sepse vlerat e tyre u zëvendësuan me servilizëm.

Përçarja në PS nuk është rastësi.

Është revoltë ndaj degradimit, një sinjal i qartë se dinjiteti nuk blihet me urdhër partie.

Sa për kandidatin tënd…

Një njeri që e ka kthyer zyrën në pronë personale dhe pushtetin në strehë për dobësitë e veta.

Si mund t’i besosh një njeriu që s’di të komandojë veten, e jo më besimin e qytetarëve?

Përballë tij, Eduard Brahilika përfaqëson një tjetër model:

njeri i lirë, pa varësi, pa prapaskena.

Vjen nga shtresa e të përndjekurve. Ai nuk njeh hakmarrje. Nje familjar model.

Ka përvojë, njohje të thellë të pushtetit vendor dhe mbi të gjitha ,dinjitet që nuk blihet me pazare.

Matjanët nuk janë borxhli të askujt.

Kanë kujtesë, kanë dinjitet, dhe këtë herë ,do ta tregojnë me votë.

Vota e matjanëve do të shkojë për Avokat Eduart Brahilika

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco