Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Tapi të lëna gati nga Enver Hoxha?/ Ish drejtori i Arkivit në MB, Dervishi: Shijojeni përrallën, disa dikastere i dogjën...

Tapi të lëna gati nga Enver Hoxha?/ Ish drejtori i Arkivit në MB, Dervishi: Shijojeni përrallën, disa dikastere i dogjën...

18:09, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish Drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi shprehet se të gjithë ata që kanë pritshmëri se regjimi diktatorial i Enver Hoxhës ua ka lënë gati tapitë e pronave, po gabojnë.

Përmes një reagimi në platformën sociale, Facebook, Dervishi shkruan se dokumentet e kahershme, tregojnë se si dikasteret i kanë djegur dokumentet e vjetra, madje disa të tjerë i kanë shitur si letër,  

‘Njoftoheshin ngërçe administrative, mosmbajtje si duhej e dokumenteve e çështje të tjera. Kryeministria dërgoi qarkoren “Për ruajtjen dhe sistemimin e mirë arkivave”, në të cilin viheshin re disa fenomene’, shkruan ndër të tjera Dervishi në statusi e tij në rrjetet sociale.

Statusi

1948/"Ka dikastere që i kanë djegur dokumentet e vjetra" (për ata që shijojnë përrallën se EH ua la tapitë gati)

Raportimet në vitin 1948 ishin shqetësuese për gjendjen e arkivave të trashëguara. Njoftoheshin ngërçe administrative, mosmbajtje si duhej e dokumenteve e çështje të tjera. Kryeministria dërgoi qarkoren “Për ruajtjen dhe sistemimin e mirë arkivave”, në të cilin viheshin re disa fenomene. Midis të tjerash:

“Fatkeqësisht për ruajtjen dhe sistemimin e këtyre arkivave nuk është treguar kujdesi i duhur. Nuk po mbahen në rregull dhe po prishen. Ka dikastere që i kanë djegur arkivat e vjetra. Të tjerët i kanë shitur si letër. Të tjerë i përdorin si koncepte ose i shfletojnë për t’i marrë gjilpërat. Kjo gjë nuk është e mirë të ndodhë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco