Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

‘Presidenti shkon e punon në sektor privat’/ Berisha: Nuk është narkoshtet, këta janë më keq se sa narkoshtet

‘Presidenti shkon e punon në sektor privat’/ Berisha: Nuk është narkoshtet, këta janë më keq se sa narkoshtet

15:05, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj lajmi të dypunësimit të Presidentit Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedentë dhe skandaloz.

Berisha e akuzon presidentin për shkelje të hapur të detyrimeve kushtetuese dhe përfitime të paligjshme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Tani, marr vesh sot, se këtu të gjitha gjërat janë, të gjitha vakitë ndodhin. Bajram Begaj, presidenti, i betuar shkon punon në klinikë, sektor privat, që ai ka qenë një meidokritet profesional. Se të ishte ndonjë... Tritan, çfarë profesioni ka ai? Gastroenterolog.

Ky shkon tani në klinikë private, dhe po t’i thoni, e bëj vullnetarisht thotë. Absolutisht, vetëm me lekë. I ka të deklaruara? Urdhëroni o miq.

Dhe ne kërkojmë që, ai Rusmaili i tij nuk mund të paguhet në KAS, sepse KAS-in nuk e lejon ligji.

Një gazetar kishte shkruar bukur një ditë: shteti i Rrumit.

Jo mor jo, është më keq se Rrumi. E ka thënë Nikolaj Gratieri, e ka thënë të pavdekshme atë: nuk është narkoshtet, është më keq se sa narkoshtet. Urdhëro! Ndodh në botë kjo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco