Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzoi drejtuesin Altin dUMANIN , se e ka “shndërruar hetimin në institucion privat për Edi Ramën”.
Berisha tha se korrupsioni dhe abuzimet me fondet publike kanë arritur në mbi 1 miliard euro, duke përmendur rastet e CEZ-it, inceneratorëve, check up-it dhe tunelit të Llogarasë.
Ai e cilësoi qeverinë si “një pusetë të zezë” ku qytetarët shqiptarë paguajnë çmimin e abuzimeve. Kreu i opozitës theksoi se institucionet e drejtësisë funksionojnë pa rregullore, çka sipas tij tregon kapjen e reformës në drejtësi. Berisha vijoi duke thene se vendi po drejtohet nga institucione që veprojnë sipas “vullnetit të ligë” të mazhorancës.
FJALA E BERISHËS:
Rrinë aty se, kjo nuk ma lejon hetimi. Ti e ke shndërruar hetimin në institucion privat për Edi Ramën. Ja ku e ke. Një drejtor ujësjellësi u pushua për vjedhje, dhe ky është në gjykatë tani, Bardh Spahia, kurse kryetari aktual i bashkisë që është kapur në të gjitha anët, ai vazhdon detyrën.
Ndaj dhe, sa më shumë të ndalesh mbi ta, këta janë një pusetë e zezë, çmimin e tmerrshëm të të cilëve e paguan qytetari shqiptar: 1 miliardë euro fatura. Nuk po flas për tjera.
Fatura, 630 milionë CEZ-i , 200 milionë janë djegësat, asnjë nuk punon. Shkuan 830 milionë. 50 milionë tuneli i Llogarasë. Check up-i i Vilma Nushit, 200-300 milionë, sa është.
Nuk po marrim qindra miliona të tjera në tendera, po i lëmë ato. Po këto që janë me fatura.
Ajo ka regjistruar sikur ka kryer check upin në një vit rreth 500 mijë shqiptarë. Regjistri i saj është regjistri i Nikolaj Gogolit. Shqiptarët paguajnë, i ka ky të gjitha aty. Dhe, sigurisht, për 1 vit e lanë pa kryetar BKH-në. Këta e kanë bërë modë këtë, këta rrjepin. Të gjitha gjykatat me nënkryetarë, prokuroritë me nënkryetarë dhe BKH-ja me nënkryetarë.
A vutë re ju ata? Asnjë prej tyre nuk kishte rregullore funksionimi të institucionit. Katastrofë! Fliste ai, që krahasonte vrasjen e gjykatësit me aksidentin e të atit të tij. Nuk ka rregullore. Si mund të funskionosh pa rregullore njëherë.
Po e di pse nuk kanë rregullore, sepse duan të shkelin ligjet. Nuk duan të zbatojnë ligjet. Sepse rregullorja bëhet në përputhje me ligjin, nëse nuk e ke përputh me ligjin, rregullorja shkon në gjykatë Administrative, Kushtetuese, etj. me radhë.
Po si mund të jetë një institucion pa rregullore?
Asnjë shoqatë nuk është pa rregullore.
Imagjinoni, o miq, institucionet e reformës së Xhorxh Sorosit pa rregullore. Pa rregullore do të thotë, në vullnet të ligë të njërit apo tjetrit pa standarde.
Pra, unë them se ishte një ditë, të paktën, transparente për qytetarët shqiptarët shqiptarë. Morën vesh se ç’mall kanë: institucione pa rregullore.
Nuk ke rregullore ti, se po të kesh rregullore ti Troplin, nuk mund ta mbash në xhep mandatin e Elvis Doçit nga data 26 në datën 22. Rregullorja thotë, momentin kur gjykata e firmos, ke për detyre 1,2,3, por atij i pëlqen xhepi. Kushedi sa e pagon Troplini, po emrin ia mori ama, u bë dhe ky Troplin me atë rast, të themi atë që është. 251 mandate, ta dini ju.
Se shikoni, çfarë ndodh këtu? Është një dramë shumë e madhe, tmerrësisht. Këtu kapen degët, kapot vazhdojnë drejtimin e organizatave. Po nuk i shtype kokën drejtuesve, organizata nuk shkatërrohet, përkundrazi se për ushtarë ata i gjejnë kollaj, i zëvendësojnë.
Drejtuesit janë arkitektët që kanë ndërtuar organizatën. Ku janë ata? Janë të gjithë në lirim. Dhe ndonjë që është kapur, është kapur falë interpolit italian, interpolit belg. A ju kujtohet ju ky?
Mbi 1 miliardë vjedhja e Amant Josifit. Kush është Amant Josifi? Amanat Josifi është djali i kësaj të famshmes të shërbimit civil, apo e kam gabim? Djali i saj. Një me Olsi Ramën.
Erdhi dosja. Jo, nuk e hetojmë tha, ka ndodhur tjetërkund. Ai iku. U arrestua për llogari të Spanjës në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk mund të arrestohej për llogari të Shqipërisë, se na dilte Olsi, absolutisht për asnjë arsye tjetër.
A ka ligje ky vend?
© SYRI.net