Presidenti i Shoqatës së të Verbërve: Jemi lënë jashtë skemave të ndihmës sociale dhe shërbimeve bazë

11:13, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jonid Ferhati, president i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, i pranishëm në protestën e mbajtur sot, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ka ngritur alarmin për mungesën e mbështetjes institucionale ndaj qytetarëve të verbër, sidomos ndaj atyre që janë të papunë. Në fjalën e tij të mbajtur në protestë, ai theksoi se përveç përjashtimit nga skemat sociale familjare, mungojnë plotësisht edhe shërbimet që do t'u mundësonin të verbërve një jetë të pavarur dhe me dinjitet.

Jonid Ferhati: Fatkeqësisht, thuajse çdo qytetar i verbër që nuk është i punësuar nuk përfiton nga skema e asistencave sociale për nevojat familjare të tij. Po ashtu, një problem tjetër janë shërbimet për të jetuar një jetë me dinjitet në mënyrë të pavarur. Fatkeqësisht që nga viti 2014 do duhej që shërbimet të merrnin një tjetër stendat, një standard evropian pasi atë vit përfundoi së ndërtuari qendra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve e cila është më e madhja në rajon, por fatkeqësisht si për ironi të fatit, atë vit shërbimet që ishin ngritur me aq mund e sakrificë u ndërprenë.

Në 2016 u bë ligji për decentralizimin e shërbimeve dhe ky ligj solli fatkeqësi sepse nga ajo kohë e deri tani të verbrit nuk kanë përfituar asnjë shërbim social për të cilën kanë nevojë imediate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco