'Paska qenë pjesë e aferës korruptive!' Marash Logu: SPAK të hetojë rolin e Yuri Kim tek 2 'Tigrat' lundrues

18:42, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ambasadorja Yuri Kim ka njoftuar se është punësuar si drejtoreshë në kompaninë amerikane që solli në Shqipëri dy tecet lundruese Tigri 1 dhe Tigri 3. Ndërsa kontrata që kushton 121 milionë euro pa prodhuar asnjë kilovat energji u cilësua korruptive, sot me këtë punësim shtohen pikpyetje për rolin personal të ish-ambasadores në lidhjen e marrëveshjes.

Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD-së, i ftuar në studion e 'Task Force' në Syri Tv thotë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër politike dhe SPAK duhet të hetojë dhe rolin që ish ambasadorja Kim ka pasur në firmosjen e kësaj kontrate.

“Për shkak të numrit shumë të lartë të shkeljeve e kemi konsideruar si aferë e pastër politike. Kjo ishte arsyeja që vitin e kaluar me kreun e gurpit parlamentar Gazment Bardhi dorëzuam dhe një kallëzim penal së bashku me provat që kemi pasur në dispozicion përfshi dhe investigimin e emisionit “Plug” të Syri Tv.

Ne nuk e vëmë në pikëpyetje që Belinda Balluku është një nga njerëzit më të korruptuar në Shqipëri dhe përfshirja e saj në një tjetër aferë korruptive me shuma të mëdha parash është brenda pritshmërisë.

Janë të paktën 4 procedime penale që SPAK na ka konfirmuar se janë nën hetim për veprimet e prëfshirjen e saj në këto afera.

Por në këtë histori, zonja Kim nuk ka qenë përdorur thjesht si fasadë që afera korruptive të bëhej e pranueshme, por paska qenë pjesë e kësaj afere korruptive. Ajo që del në mënyrë të qartë është se angazhimi i saj ka pasur qëllim të pastër korruptiv, dhe hetimi i SPAK për këtë çështje duhet të përfshijë dhe rolin që ka pasur zonja Kim në atë histori dhe sot që zonja Kim ka marrë pozicion që të gjenerojë të ardhura” tha Logu. 

Teksa ishte ende në Tiranë, Kim mori përsipër të ispektonte atëherë personalisht TEC-et lundruese për tju kundëpërgjigjur kritikëve të këtij projekti.

Logu tregon dhe veprën penale para së cilës mund të vihet ish ambasadorja Yuri Kim.

“Vepra penale ekzaktësisht për këtë rast është korrupsioni i nënpunësve të huaj publikë në territorin tonë, përfshirë dhe zyrtarët diplomatikë. Ky është rasti tipik, si një nënpunës i huaj publik përdor funksionin e saj me qëllim që pastaj në pozitat e saj private ti vijnë të ardhura.  Kam një pyetje: Se zonja Kim na tha ne se do hamë barë po vetë zonja Kim çfarë do të hajë?” tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco