'Njohje personale e Ramës...' Prapaskenat, kush do votohet sot në Vlorë, dhe pse Çuçi urdhëroi votim të hapur

10:20, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli bashkiak i Vlorës mblidhet sot për të  emëruar një nga Nënkryetarët që do drejtojë bashkinë e Vlorës pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Këshilltari Geron Gunabardhi për emisionin “Kafe Shqeto’ në Syri Tv zbulon prapaskenat e këtij votimi. Ai thotë se Blendi Çuçi u ka dhënë udhëzim këshilltarëve socialistë të Vlorës që në mbledhjen e së hënës të mbështesin Elis Halilin si kryetar të ri të Bashkisë Vlorë. Nga frika  e votës së fshehtë kanë urdhëruar që votimi të jetë i hapur.

"Nuk ka asgjë të re. Në Shqipëri nuk ka kryetar bashkie, është kryeministri kryetar në të gjitha bashkitë. Aq më pak në Vlorë. Pasi ia hoqi të gjitha drejtorët, e sabotuan dhe i bënë të gjitha gjërat e mundshme i thanë jep dorëheqjen.

Ndërkohë qytetarët vijojnë të jenë pa shërbim, pa pastrim, pa shërbim, pa ujë. Rrugët e Vlorës janë të hapura. Vlora është në një stad të ri pasi interesat u rritën shumë.

Duke grabitur pronat shtetërore. Dredha nuk firmosi paligjshmërinë  e qeverisë. Nuk firmosi për Kaninën.

Të shtunën Çuçi bëri një mbledhje dhe u dha urdhër të prerë këshilltarëve dhe duke shkelur ligjin  u tha që votimi të bëhet i hapur. U tha që votimi do të bëhet i hapur. Kanë frikë nga votat e këshilltarëve. Nënkryetari i ri që duan të vendosin, një inxhinier i firmës ‘Fusha’.

Eshtë i “Fushës’ së Tiranës që ka bërë 80% të punëve publike në qytet. Është autor i të gjitha ngushtimeve të rrugëve, moleve të Radhimës, shtrembërimeve të rrugës së Radhimës. Ka një CV shumë të besueshme e kryeministrit. Është njohja personale e kryeministrit. Sot në të ashtuquajturën garë janë 2 nënkryetarët që ishin dhe nënkryetari me urdhër të ditës së shtunë do të vihet sesbën.
Në shkelje të ligjit dhe rregullores, të nenit 17/5 votimi bëhet i fshehtë por ata kanë frikë se mos nuk i marrin votat. Më vjen keq se kjo situatë do të vijojë e nuk do të ketë asnjë rregullim për qytetarët. Vlora nuk meriton të drejtohet kaq keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco