Rama i vë syrin ndërtimeve të braktisura: Do ti konfiskojmë të gjitha

Rama i vë syrin ndërtimeve të braktisura: Do ti konfiskojmë të gjitha

19:22, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama, duke shpalosur masat e reja ndaj abuzimeve në sektorin e ndërtimit, deklaroi se qeveria është gati të konfiskojë të gjitha ndërtimet dhe ngrehinat e braktisura që prej viteve ’90.

Sipas Ramës, ato përbëjnë jo vetëm plagë vizuale në qytete, por edhe rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik. Kryeministër prej 12 vitesh, Rama theksoi se është koha të ndalet loja me ligjin dhe të vihet rend në një sektor ku për shumë vite drejtësia ka mbajtur anën e shkelësve.

“Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime.

Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimi, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme. Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit” – u shpreh ditën e sotme Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco