'Mandatet e Kushtetueses'/ Vasili: Sadushi po manipulon për të mbrojtur një mandat të paligjshëm

08:52, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sadushi, duke e akuzuar atë për përpjekje për të manipuluar procesin e emërimeve.

Vasili theksoi se Sadushi ka shpallur një vakancë të paligjshme në Gjykatën Kushtetuese dhe ka tentuar të mbrojë një mandat që nuk ia jep ligji.

Në një lidhje Skype për Kafe Shqeto, Vasili e quajti Sadushin një njeri që ka shpërndarë paqartësi dhe gënjeshtra për të justifikuar veprimet e tij.

"Sadushi i ka shumë të qarta gjërat, sepse ka të qartë edhe skenarin që ka ndjekur për t’u rrëmbyer mandatin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të dalë një kryetar i Gjykatës së Lartë dhe të gënjejë në mënyrë banale, kur ka qenë vetë ai që ka krijuar tensione dhe konflikte të panevojshme," u shpreh Vasili.

LEXO EDHE: Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas 'dushit' të Brukselit

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet e Sadushit për të shpallur vakancën dhe për të krijuar pasiguri janë të paligjshme, pasi sipas Kushtetutës, kjo mund të bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

"Çdo vend shpallet nga Gjykata Kushtetuese, dhe ky veprim i Sadushit është një shkelje flagrante. Ai mori flamurin e një njeriu që do të priste procesin dhe me këtë po mashtrojnë publikun," shtoi Vasili.

Vasili kritikoi gjithashtu përpjekjet e Sadushit për të përhapur paqartësi dhe për të mbajtur një qëndrim të dyshimtë ndaj ligjit. "Sadushi po krijon një lojë të rrezikshme, ku kërkon hesap për diçka që Kushtetuta nuk ia kërkon. Po mundohet të justifikojë një akt të paligjshëm dhe të krijojë një të ashtuquajtur 'rrotacion', i cili nuk ka asnjë bazë ligjore," përfundoi ai.

Pjesë nga intervista:

"Sadushi i ka shumë të qarta gjërat, sepse ka të qartë edhe skenarin ku ka ecur, ku ka qenë mjaft i qartë për t’u rrëmbyer mandatin e Gjykatës Kushtetuese.

Ju dhatë një sinkron dhe unë po i referohem atij dhe unë shikoj se Sadushi dhe çuditem sepse kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mund të dalë publikisht dhe të gënjejë në mënyrë banale sepse tensioni dhe konflikti më i madh është krijuar nga Sadushi dhe ai shpalli vakancën, pra një vend bosh në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që këtë të drejtë nuk i'a jep Gjykata.

Çdo vend shpallet nga Gjykata Kushtetuese e më pas Gjykata e Lartë në rastin e tij, do njihej me kandidatët e do vazhdonte me procedurën.

Ky shpalli vakancën që në datën 10, ndërkohë GJK nuk ishte shprehur akoma dhe ishte paligjshmëri ekstreme sepse ky duke u kthyer bishti më i rëndë, mori flamurin e një njeriu që do printe procesin.

Së dyti, ky foli dhe sërisht mashtroi për konflikte mes GJK, presidentin e Kuvendit dhe ka pasur zero konflikte.

Kuvendi i Shqipërisë ka qenë një institucion (në këtë rast çuditërisht nuk është se kam naj respekt të madh për të) që sjellë në mënyrë shumë korrekte dhe vakanca e një gjyqtari që u dorëhoq u largua.

Kuvendi shpalli që është një vend bosh dhe konkurroni për pjesën e mbetur të viteve të kësaj gjyqtareje që ishte zgjedhur për një mandat të plotë 9-vjeçar nga Kuvendi i mëparshëm, pra vazhdoi dhe u hap edhe procedura që kandidatë të aplikonin për këtë gjë dhe nuk kishte paqartësi.

Paqartësinë donin ta bënin Sadushi me të tjerët, i cili ka bërë dhe letra të mëdha ku i tregonte vendin Gjykatës Kushtetuese dhe kërkonte edhe hesap ku çdo njeri do pyeste: Çfarë ka ky që kërkon hesap kur Kushtetuta s’ja kërkon?!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco