Gazetari Flavio Qarri ka reaguar me një status në rrjetet sociale duke komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se opozita u vërtetua shpejt se ishte oferta më e mirë politike e sociale për vendin.
Qarri theksoi se shumë njerëz i detyrohen një ndjesë opozitës për mosbesimin apo hezitimin ndaj saj.
Sipas tij, në këto momente opozita duhet të intensifikojë aksionin e saj politik jo vetëm për ata që e votuan, por edhe për qytetarët që nuk e mbështetën më 11 maj. Ai kritikoi ashpër sjelljen e Kryeministrit, të cilën e cilësoi si “çmenduri e një nate vere”, ku gjithashtu përmendi edhe “estradën e Ballshit” dhe “pseudo-opozitarët e rinj”.
“Është rikrijuar një vakum që dukej i asfiksuar nga kakofonia e atyre që gjasme do e rrëzonin Ramën dhe atyre që gjasme e donin”, shkroi Qarri, duke dhënë sinjale për një krizë të thellë politike. Në përmbyllje, ai paralajmëroi se ndonëse “shtatori është më larg se ç’duket, diktatura ama është te dera”.
Statusi i plotë:
Opozita ishte larg perfeksionit në 11 Maj por shpejt u vërtetua që ishte oferta më e mirë politike e sociale për vendin. Shumë njerëz duhet t’i kërkojnë falje. Në këto momente ajo duhet të intensifikojë aksionin edhe për ata që nuk e votuan dhe mbi të gjitha për ata që e mbështetën. Çmenduria e një nate vere e Kryeministrit dhe estrada e Ballshit e pseudo-opozitarëve të rinj ka rikrijuar një vakum që dukej i asfiksuar nga kakofonia e atyre që gjasme do e rrëzonin Ramën dhe ata që gjasme e donin. Shtatori është më larg se ç’duket, diktatura ama është te dera.
© SYRI.net