VIDEO/ Neza: Paketa e maleve të Ramës, është skemë kundër komuniteteve lokale

18:59, 16/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gazetari Sami Neza është shprehur se, Paketa e Maleve e propozuar nga Edi Rama, është një skemë kundër komuniteteve lokale.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Neza është shprehur se, modelet që po zhvilloheshin në turizmin lokal ishin të suksesshme, pasi fitonte dhe komuniteti, por edhe shteti, ndërsa nga ana tjetër nuk kishte mbingopje të turistëve.

‘Paketa e maleve është skemë kundër komuniteteve lokale. Pak më parë ju pyetët a ka ndonjë model tjetër, veç atij të zhvillimit të madh të turizmit? E kemi në Shqipëri.

Thethi ka qenë një prej modeleve ku komuniteti lokal mund të zhvillonte turizmin, fitonte vetë, fitonte shteti, ndërkohë që plotësoheshin edhe kërkesat e turizmit.

Se atje nuk kishte mbingopje. Kishte kërkesë, por jo mbingopje sepse po i përgjigjeshin.

Kemi dhe në Qeparo, që komuniteti lokal i cili ka zhvilluar turizmin dhe pret turistët.

Mundet komuniteti lokal që të përballojë turizmin dhe ky model, jo vetëm zhvillon komunitetin lokal që është në zonën e turizmit, por zhvillon edhe komunitetet fqinj.

Çfarë ndodh?

Nëse do ndërtohet një resort i madh në Theth, Valbonë apo Kelmend, se ne njohim shumë pak nga këto, se janë 4-5 fish i bukurive që njohim.

Ti nuk do kesh më qumësht të bagëtive lokale, por do marrësh qumësht pluhur nga Serbia.

Nuk do kesh asnjë produkt të komuniteteve, për shkak se ata kanë nevojë për shumë dhe çmime të ulëta. Do shkojnë drejt tregut të huaj.

Është tjetër skemë. Nuk është as skema as agroturizmit, hanit, as skema e kullës.  Ato janë propaganda’, u shpreh Sami Neza në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco