Lapaj: E futa në gji dajon e Endrit, tani do të më marrë mandatin

Lapaj: E futa në gji dajon e Endrit, tani do të më marrë mandatin

17:48, 16/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas letrës që Zeqir Kordhoi i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për marrjen e mandatit të deputetit nëse i vjen radha, ka reaguar edhe kreu i nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Në një status të bërë në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj akuzon drejtpërdrejtë familjarë të Endri Shabanit se janë përfshirë në përpjekje për ta lënë jashtë Parlamentit. Sipas tij, Zeqir Kordhonit që është edhe daja i Endri Shabanit, i ka dhënë besim dhe vend në listë, por tani ai po tenton të marrë mandatin në vend të tij.

“E futa në gji dajon e Endrit, tani do të më marrë mandatin. Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?!”, shkruan Lapaj.

Postimi i plotë të FB:

Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco