Besiana Kadare, deri më sot ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, është liruar nga detyra nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Përmes një dekreti të firmosur më 14 korrik, vetë dy ditë më parë nga presidenti Begaj, Besiana Kadare është larguar nga ky pozicion diplomatik, që e mbante prej 2021.
“Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti Bajram Begaj.

Në vitin 2021, me dekret të ish-presidentit Ilir Meta, ajo u emërua në detyrën pranë UNESCO-s, të cilën e ka ushtruar deri më tani.
Besiana, e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka mbajtur më parë postin e ambasadores shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
© SYRI.net