Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Vlorë, disa ditë pas një vizite të “nxehtë” në këtë qytet. Detyroi të gjithë drejtuesit e bashkisë që të dorëhiqeshin ndërkohë që sapo ata kishin sakrifikuar gjithçka për të manipuluar 11 majin që Rama të ishte sërish Kryeministër.
Rama nuk ka shkuar me makinë. Ndoshta nga frika e trafikut nga “fluksi” i madh turistik, por ka mbërritur në qytetin e Vlorës me helikopterin ushtarak “Cougar”. Ky lloj udhëtimi kushton edhe më “lirë”. Në fakt lideri është mësuar që të udhëtojë me charter. Por aeroporti i Vlorës akoma nuk është hapur edhe pse është inauguruar 5 herë.
Pas uljes së helikopterit tek ish-fusha e aviacionit, Rama u shoqërua nga eskortat e shumta drejt vilës qeveritare.
Helikopterët e ushtrisë këto ditë janë të angazhuar me shuarjen e zjarreve, por me raste përdoren edhe si taksi nga qeveritarët për të udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin. Në veçanti Olta Xhaçka e përdorte shpesh helikopterin e ushtrisë si taksi, kur u ngarkua me detyrën e drejtueses politike të Dibrës disa vite më parë. Tani radha e Ramës.
Ndërkohë që nuk dihet agjenda e kryeministrit në Vlorë, por me siguri do të ketë ndonjë deklarim për mungesë përformance. Dhe nuk është shumë e qartë kujt do ti kërkojë dorëheqje pasi veç kryetari i bashkisë ka mbetur në punë. Ose po përgadit ndonjë operacion tjetër “Fadroma” në mes të sezonit turistik. Duket që ka akoma ndonjë “strategjik” që kërkon të ngulë çadrën në rërën e shqiptarëve./E.I/

© SYRI.net