Xhaferri: Tallavaja në Milano, Rama përdor djersën e mundin e emigrantëve të ndershëm për të aminstuar paratë e narkotrafikut!

Xhaferri: Tallavaja në Milano, Rama përdor djersën e mundin e emigrantëve të ndershëm për të aminstuar paratë e narkotrafikut!

15:51, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas takimit të Ramës në Milano me emigrantët dhe administratën e tij.

Xhaferri është shprehur se të rinjtë që mbanin banderolën u nxorrën dhunshëm nga salla nga mercenarët e Rilindjes që ishin pjesë e ekskursionit të patronazhistëve drejt Milanos me taksat tona.

Reagimi:

Mjaftoi një banderolë me mbishkrimin “Dua të votoj në 2025” që të sfumonte koncertin e Ramës në Milano që i ngjasonte mbylljes së fushatave tallava të Rilindjes në 14 Maj.

Të rinjtë që mbanin banderolën u nxorrën dhunshëm nga salla nga mercenarët e Rilindjes që ishin pjesë e ekskursionit të patronazhistëve drejt Milanos me taksat tona.

Nuk ka tallje me të madhe për diasporën se  këto takime kur ende shqiptarët kalojnë me gomone kanalin e La Manshit në 2024 drejt ëndrrës angleze teksa Borati i Surrelit bredh me charter me tufën e tij të eunukëve si Gadafi dhe Mubaraku.

Takimet me diasporën duhet të jenë foltore ku kryefjalë të jenë hallet e mërgimtarëve  dhe jo shoë i Kryehipokritit dhe mercenerarëve të tij, që janë tallur si pak kush me mundin dhe djersën e emigrantëve, të ardhurat e të cilëve mbajnë në këmbë ekonominë tonë që Edi Rama e ka kriminalizuar.

Nuk ka tallje më të madhe për një emigrant që ka 30 vite që punon me ndershmëri se sa kur Edi Rama në emrin e tij kërkon të bëjë amnistinë e parave të narkotrafikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco