Lajmi i fundit

Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

Takimi në Itali, dështim i radhës për Ramën/ As artistët e shumtë nuk arritën të mbushin sallën

Takimi në Itali, dështim i radhës për Ramën/ As artistët e shumtë nuk arritën të mbushin sallën

12:43, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbërriti në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Milano, ku janë mbledhur së bashku patronazhiste, zyrtarë, nënëpunës të administratës së bashkive dhe ministrive edhe emigrantë për të mbushur sallën e prenotuar për misionin e radhës së propagandës rilindase.

Por me sa duket edhe sforcimi i madh i rilindjes ashtu siç ndodhi në Athinë kësaj here me dhjetëra këngëtarë dhe artistë të ftuar që kushtojnë shumë para, nuk duket se kanë arritur të bindin shqiptarët e Italisë të shkojnë e të dëgjojnë përrallat që tregon Edi Rama si “Lider Global”.

Edhe pse pjesëmarrësit duket se janë urdhëruar që të qëndrojnë të ndarë të mbushin edhe sheshin që të duken sa më shumë prapë salla e Milanos ku është i përqendruar edhe komuniteti më i madh i shqiptarëve ne Itali, nuk u mbush.

Ky është dështimi i radhës i Ramës dhe zyrtarëve që i shkojnë nga pas me autobusë e makina. Në Greqi ishte me kollaj të transferohej administrata ndërsa në Milano duket se disa e kanë dredhur pasi kostoja është me e lartë.

Pas Milanos, Kryeministri Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco