Sot mbahet takimi i radhës për dinarin

Sot mbahet takimi i radhës për dinarin

14:08, 15/05/2024
A+ Aa A-

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.

Pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takimin e Brukselit e ka konfirmuar për KosovaPress, këshilltari i tij, Klisman Kadiu, mirëpo nuk dha detaje sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak wshtw shprehur optimist se në takim do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit.

Më 12 maj ka përfunduar faza e tranzicionit që ka ndërmarrë BQK-ja për rregulloren, rrjedhimisht edhe një nga masat lehtësuese që ishte mosaplikimi i gjobave dhe masave, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.

Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. /KosovaPress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco