VIDEO/ Berisha: U rrafshuan pallate dhe banesa më shumë se tërmeti vetëm për të vjedhur 100% paratë e ndërtimit të tyre

20:24, 08/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e tij gjatë tubimit të përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek skandali i kompanisë ‘5D’ në bashkinë e Tiranës.

Berisha tha se, për të vjedhur 100 për qind paratë, bashkia e Tiranë rrafshoi pallate dhe banesa vetëm e vetëm që kompania ‘5D’ të vidhte paratë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme.

Përulem me nderimin më të madh para sakrificës, guximit, qëndresës tuaj misionarë të vërtetë.

Të dashur miq, me guximin tuaj, mençurinë dhe dinjitetin, ju krijuat parlamentin e fjalës së lirë, të vërtetave të mëdha të shqiptarëve.

Ju krijuat tribunën më të fuqishme të denoncimit të vjedhjeve të shqiptarëve në historinë e tyre.

Tribunën e denoncimit të vjedhjeve të Edi Ramës, ministrave, zyrtarëve të tij si makutë të paparë, të pangopur.

Krijuat tribunën e denoncimit, e aktakuzave ndaj një bande, armike e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një bande që ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë të bazuar në vjedhjen e tyre.

Miqtë e mi, prej 2 muajve çdo ditë denoncohen me fakte, dokumente vjedhja 100 përqind e taksave të shqiptarëve nga Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës.

Kjo vjedhje është vërtet e pashembullt, sepse ata zgjodhën të kalojnë direkt në kontot e tyre haptas vëllezërve dhe sojit të tyre paratë e prokurimeve publike të Bashkisë së Tiranës.

Këta mafiozë të pashpirt, këta mafiozë të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, futën buldozerët dhe minat pas tërmetit në Tiranë. Rrafshuan pallate dhe banesa më shumë se tërmeti vetëm e vetëm për të vjedhur 100 përqind paratë e ndërtimit të tyre.

Sepse ndërtimi bëhej me kompani të tjera që shpërbleheshin me leje ndërtimi.

Kurse paratë e fondit merreshin nga kompanitë e tyre.

Po kjo ngjarje e pashoqe kishte edhe anën tjetër. Vidhnin me inertet dhe dherat e ndërtesave të rrënuara.

Ata, në dhjetëra e dhjetëra tendera rezulton se kanë vjedhur 38 milionë euro.

Por kjo është maja e ajsbergut.

Ndaj dhe motoja jonë është: në sulm, në sulm, në sulm!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco